Besimtarët ortodoksë kanë kremtuar në kishën ortodokse “Apostull Pavli dhe Shën Asti” të premten e zezë, ditën që simbolizon vdekjen e Jezu Krishtit.

Ashtu si edhe një vit më parë, pandemia kushtëzoi shumë nga ritualet e javës së madhe të Pashkës por këtë herë qytetarët e Durrësit ndjehen paksa me te çliruar për festimet e tyre.

Shumë besimtarë i janë bashkuar ceremonisë që zhvillohet në simbolikë të kësaj dite, por pa mundur të ndjekin kortezhin në bulevardin kryesor të qytetit e megjithatë ata janë ndjere më të kënaqur që të paktën ritet e tyre po munden t’i zhvillojnë.

Për të respektuar rregullat ceremonia është zhvilluar brenda ambienteve të kishës duke shmangur kështu grumbullimin masiv.