Xhaka dedikim vëllait: Ndeshja nuk na hyn në mes

10/06/2016 - 23:24

E ndërsa pritet me padurim sfida mes Shqipërisë e Zvicrës, Granit Xhaka që do të luajë për fanellën zvicerane i ka bërë një dedikim special vëllait të tij të madh Taulantit, nëpërmjet një postimi në Facebook.

Ai shkruan se një ndeshje nuk do t’i hyjë kurrë në mes pavarësisht çdo gjëje.

“Vëllai im, ne të dy kemi qenë gjithnjë të bashkuar, pavarësisht çdo gjëje. Nesër do të jetë hera e parë që ne përballemi me njëri-tjetrin në fushë si kundërshtarë dhe shpresoj të jetë hera e parë dhe e fundit. Ne do t’i tregojmë botës se edhe pse jemi kundërshtarë për 90 minuta do të qëndrojmë së bashku ashtu siç vëllezërit bëjnë. Një ndeshje nuk do të na hyjë kurrë në mes, qoftë si shokë qoftë si vëllezër. Të uroj shëndet dhe fat në ndeshjen e nesërme. Ti je dhe gjithnjë do të jesh shembulli im,” shkruan Granit Xhaka.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: