Zbulohet misteri 3000-vjeçar!

16/06/2014 - 20:59

Egjipt, 16 qershor 2014 - Shkencëtarët kanë zbuluar misterin mijëravjeçar në lidhje me vdekjen e Ramsesit të tretë, një nga faraonët e Egjiptit të lashtë.

Bazuar në studimin e publikuar në revistën “British Medical Journal", bëhet e ditur se në fytin e faraonit Ramses të tretë është gjetur një prerje vdekjeprurëse.

Dr. Albert Zink, paleipatolog nga Institui i Mumjeve në Itali pohoi se kanë analizuar trupin e Ramsesit të tretë të gjendur në një varr në afërsi të Luginës së Mbretërve dhe të djalit të Ramsesit princit Pentavere.

Trupat e ruajtur në muzeun e Kajros janë analizuar dhe u janë bërë analizat e ADN-së. Nga analizimi CT është parë se në fytin e faraonit Ramses ndodhej një e prerë e thellë në gjatësinë 7 cm.

Kjo prerje e cila mund të shkaktohet vetëm nga një thikë e mprehtë mund të shkaktojë vdekjen e personit brenda disa minutave. Dr. Zink gjithashtu theksoi se kanë gjetur edhe një nuskë ‘syri i Horusit’ e vendosur brenda prerjes.

Syri i Horusit në Egjiptin e lashtë ka simbolizuar perëndinë e Diellit nga syri i të cilit nuk shpëton gjë dhe që tregonte se çdo qëllim i brendshëm apo i jashtëm i njeriut dihet nga Perëndia.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: