Qirici: Në janar do të krijohet një korridor sigurie në portin e Durrësit (VIDEO)

Postuar: 04/01/2018 - 18:14

Autoriteti Portual në Durrës ka vendosur që prej muajve të parë të vitit 2018, të ripozicionohet territori në dispozicion të skanerit në portin më të madh në vend.  

Kjo masë është marrë pas shumë problematikave me të cilat përballet biznesi, të cilat kanë penguar dhe në jo pak raste kanë paralizuar punën gjatë vitit 2017. Nga ana tjetër, APD kërkon që përmes këtij ndryshimi të krijohet një korridor i sigurt për përpunimin e kamionëve.

Artjan Qirici, kreu i APD-së, në një intervistë për DurrësLajm tha se skanimi i detyrueshëm i të gjithë mjeteve ka krijuar jo pak radhë në përpunimin e kamionëve që nisen me mallra eksporti drejt Italisë e vendeve të Evropës. Për shkak të amullisë dhe vonesave të krijuara, në jo pak raste, përpunimi i këtyre mjeteve në port bllokohet, shumë prej tyre mbeten pa u imbarkuar, ndërkohë që biznesi ankohet për vonesat në mos plotësimin e afateve kontraktuale me palën e huaj për llogari të së cilës eksportojnë mallrat.

“Ne kemi një projekt që do ta vëmë në zbatim muajin e parë të vitit. Një shesh prej 10 mijë metra katrorë do të jetë në dispozicion të skanerit. Pas tij do të vendosim një korridor të posaçëm për kamionët që shkojnë për eksport, sepse duam të shmangim radhët që krijohen”,- tha Qirici.  

Mungesa e një korridori të survejuar mirë për të lidhur skanerin me terminalin e trageteve në Durrës ka bërë që shoferët pasi dalin nga skanimi dhe vazhdojnë rrugën drejt terminalit të bëjnë mjaft gafa të rënda, që shoqërohen me pasoja për pronarët e bizneseve.

Shoferët e disa kamionëve, pas kontrollit në skaner të mallit kanë tentuar e kanë realizuar jo pak herë të fshehin drogë në kabinat e këtyre mjeteve apo të ndërrojnë karroceritë e kamionave dhe targat e mjeteve për të transportuar lëndën narkotike.

Krijimi i një korridori të tillë sigurie është mjaft i nevojshëm për bizneset e rregullta, të cilët evitojnë të paguajnë në kurriz të tyre gabimet e shoferëve dhe prishjen e imazhit.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Rojet bregdetare në Durrës kanë shpëtuar dy persona të cilët rrezikonin të mbyteshin.

Treni përplas një burrë në zonën e Plazhit në Durrës.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka shtuar vëmendjen në marketet e zonave rurale duke bërë të mundur ndalimin e tregtimit të ushqimeve jash

Në pikun e sezonit turistik të gjithë lëvizin për t’u relaksuar, por trafiku i rënduar që hasin gjatë udhëtimit kthehet në një sfidë dhe

AKU njoftoi kapjen e 27 tonëve mish pule me salmonelë dhe urdhëroi kthimin mbrapsht të saj për në Brazil, vendin e origjinës.

Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë sqarime për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të ndjekin studimet në universitetet apo kolegj

Policia rrugore e kryeqytetit ka vazhduar kontrollet për parandalimin e aksidenteve edhe përgjatë kësaj fundjave.

Zonat veriore dhe zonat verilindore do të paraqiten këtë të diel me vranësira dhe shira të herëpashershme.

   Konfuzioni është krijuar nga doganierët greke dhe jo nga policia kufitare greke.