Kultura

Një skenë lëvizëse mes transformizmit dhe ekzistencializmit poetik

Një skenë lëvizëse mes transformizmit dhe ekzistencializmit poetik

Nga Pol Milo … zymtësisht harqeve bjerini,  e si tym do te ngjiteni mbi qiej,  ku një varr i gjërë mbi re  ju pret, të shtriheni lirshëm… Paul Celan Ethet e traditës së të shtunës poetike durrsake fillojnë e përhapen si valët e detit në pranverë. Edhe pse dita fillon e ngrohet, ato sërishtransmetojnë një emocion ndryshe. E shtuna poetike durrsake ka qenë një traditë e hershme që në kohën e Moikom Zeqos dhe qëstudiuesi Fatmir Minguli e ka ritranskriptuar nëpërmjet studios sëbotimeve durrsake 2M, duke e rikthyer në një traditë të përjavshmetakimesh kozmopolite, pa përcaktuar se kujt yjësie poetike i takon. Kurse ethet poetike nuk janë po aq të rastësishme që mbajnë këtëemër, edhe për shkak të ndryshimeve të shumta së fundmi, por qëtermometrin e tyre e mban botuesi.  Kisha kohë që doja të shkruaja për Agim Bajramin dhe poezinë e tij, por mora nxitjen edhe nga takimi poetik i të shtunës, me poetët e mirënjohur durrsakë Agim Bajrami dhe Vladimir Muça, ky i fundite cilësoi edhe si një takim të frytshëm bashkëpunimi në artin e tëshkruarit. Janë pikërisht këto bashkëpunime artistike të cilëtfrymëzojnë për të ecur përpara shkallët e skenës artistike. Të flasimpër një poet tashmë të mirëfilltë të certifikuar ndërkombëtarisht, tënjohur gjërësisht jo vetëm në rajon si Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, por edhe me poezi të përkthyera në mjaft gjuhë si Anglisht, Italisht , Greqisht, Serbisht botuar në revista letrare, si edhe së fundmi nëFrengjisht ku është zyrtarisht pjesë e antologjisë shqiptaro-francezeLa Poésie Contemporaine Albanaise (botime L’Harmattan,promovuar në Ambasadën e Kosovës në Paris)....

2024-03 19:30

Ndalohet rreptësisht prodhimi i faqes ose i një pjese të saj pa kërkuar një leje të shkruar, nëse jo, kjo është një shkelje e të drejtave.