Aktori i njohur i humorit, Romir Zalla, është bërë pjesë e trupës së teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit.  

Vitet e fundit, angazhimet e tij profesionale në qytetin bregdetare janë shtuar, por u desh shfaqja e regjisorit rumun Vlad Trifas “Rruga pa emër”, që Zalla dhe teatri “Aleksandër Moisiu” të zyrtarizonin bashkëpunimin mes tyre.

“Zyrtarisht u desh ky projekt që unë më në fund të bëhem pjesë e teatrit të Durrësit. Pa diskutim që kjo është kënaqësi për mua, sepse u bë mbi 10 vite që bashkëpunoj rregullisht me teatrin “Aleksandër Moisiu” dhe është gjithnjë kënaqësi të punosh këtu, sepse është një atmosferë e jashtëzakonshme pune. Më besoni që është një ndër të paktët teatro, pas Teatrit Kombëtar sigurisht, ku punohet mirë, sezonet janë të mira, premiera ka plot”,- thotë aktori Zalla.

Në trupën e Durrësit, aktori Zalla ka prej vitesh tashmë pjesë edhe bashkëshorten e tij, aktoren Suela Bako. Pak kohë më parë, ato sollën për publikun durrsak një komedi plot humor “Çifti i hapur”, që u mirëprit nga publiku.