Një zjarr në një sipërfaqe të madhe ka rënë në zonën e Fllakës, në sektorin “Rinia” dhe në Katund Sukth.
Në vendngjarje ndodhen 4 mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit.
Sipas burimeve nga shërbimi zjarrfikës, në këtë zonë është evidentuar një problem i përsëritur, pasi sapo vatrat e zjarrit vihen nën kontroll, pronarë të tokave dyshohet se i ndezin sërish.
Autoritetet zjarrfikëse vijojnë ndërhyrjen në terren për të neutralizuar vatrat e zjarrit.





