Gjatë arsyetimit për dënimin e Hashim Thaçit me 25 vite burg, gjyqtari Charles L. Smith është ndalur edhe te rasti i Behajdin Allaçit, duke arritur në përfundimin se Thaçi kishte marrë pjesë personalisht në arrestimin, ndalimin, transferimin dhe vrasjen e tij.

Por, avokati i Thaçit, Luka Mišetić, përmes një postimi në platformën ‘X’, e ka cilësuar këtë deklaratë si të bazuar në prova të dobëta, duke ngritur shqetësime edhe për faktin se një pjesë e procedurës nuk është bërë publike.

“Pretendimi se Hashim Thaçi ishte i përfshirë në vrasjen e Behajdin Allaçit bazohet në prova tronditësisht të dobëta, prova të cilat gjyqtarët e trupit gjykues kanë urdhëruar që të mos i nënshtrohen kurrë shqyrtimit publik. Kjo është edhe një tjetër mohim i të drejtave thelbësore të njeriut të z. Thaçi, i cili është vënë në dyshim nga Komiteti i të Drejtave të Njeriut i Avokatisë së Anglisë dhe Uellsit në veçanti mungesa e transparencës së kësaj gjykate dhe e drejta për një gjykim publik”, shkruan Misetiç.