Organizata Veterane e Luftës së UÇK-së ka paralajmëruar protestë të premten në Prishtinë në orën 12:00 pas vendimit që u mor një ditë më parë në Hagë për ish-krerët e UÇK-së.

Protesta do të mbahet në sheshin “Skënderbeu”, njoftimin e bëri të ditur Gazmend Sula gjatë një konference për mediat.

Syla deklaroi se organizata kundërshton vendimin e Gjykatës Speciale dhe u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen tubimit. Sipas tij, vendimi i gjykatës nuk mund të ndryshojë qëndrimin e tyre për luftën e UÇK-së.