Vëndimi i Hagës, i cili la në burg krerët e UÇK-së ka zemëruar popullin e Kosovës, të cilët kanë sulmuar bazën e EULEX-it në Fushë Kosovë.
Protestuesit kanë qëlluar në drejtim të bazës me gurë dhe mjete të forta, duke thyer disa xhama dhe duke dëmtuar rrethojën e jashtme. Forca të shumta të policisë ndodhen në terren, ndërsa prania e shumtë e automjeteve ka bllokuar rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë që të çon drejt bazës.
Mësohet se, në zyrat e EULEX-it nuk ndodhet asnjë punonjës, pasi janë urdhëruar të punojnë nga shtëpia. Sakaq, qytetarët kanë njoftuar se protesta do të vijojë në shesh të Prishtinës.





