Vinicius, Mbape dhe Konate nuk iu bashkuan pjesës tjetër te Real Madrid që para ndeshjes me Elçen mbajti hapur fanellat me mbishkrimin:

“Jemi të gjithë Caballas”. Klubi i kishte njoftuar lojtarët para sfidës, që vendimi është në dorën e tyre. Dhe pikërisht tre lojtarët në fjalë, nuk iu bashkuan kësaj nisme. Të dyja klubet dolën në fushë me këto fanella në mbështetje të qytetit të Ceutas. Mbape dhe Vinicius vetëm e veshën, por jo duke e hapur mesazhin të plotë. Konate ndërkohë e mbajti fanellën në dorë. Qyteti i Ceutas është përballur me një situatë të vështirë nga marokenët, që zbarkuan në fundin e muajit korrik. Për këtë edhe është sensibilizuar pjesa tjetër e Spanjës.