Seanca e sotme gjyqësore për çështjen Veliera ka nisur që në fillim me debate të forta. Siç njoftoi DurrësLajm më parë, gjyqtari Ergys Gashi nuk lejoi që mediat të ishin të pranishme në seancë.

Ndërkohë, ka reaguar ashpër ka qenë pas mbylljes së seancës shoqëria civile.

Juristja Mirela Jorgo, hartuesja e aktpadisë së shoqërisë civile, është shprehur mjaft e habitur me deklaratën e sotme të gjyqtarit të çështjes.

Sipas saj, gjykata po mundohet me të gjitha mënyrat që të gjejë një mënyrë për ta mbyllur këtë çështje, kur fajtorët i ka para syve.

“Gjyqtari sot, pas plot një vit që kur çështja është në gjykatë, u shpreh se unë nuk jam i qartë për statusin e shoqatës për të cilën ju keni ngritur padi si përfaqësuese e saj. Mua më erdhi si bombë. Përpiqen të shmangen me të gjitha mënyrat e mundshme, pasi fajtorët i kanë përpara. Shtyjnë seancën, vetëm e vetëm për të marrë kohë për të kuptuar se çfarë strategjie të poshtër mund të ndjekin në lidhje me Velierën”,- deklaroi Jorgo për mediat.

Ndërsa ambientalisti Sazan Guri tha se sado të përpiqet gjykata dhe kushdo tjetër për të gjetur të çara në drejtimin organizativ apo statutor të shoqatës do ta ketë të pamundur të kapet pas gjërave të tilla.

“Edhe ekspertiza e trupës arkeologjike me ekspertë të pavarur aprovoi që kemi të bëjmë me një zonë arkeologjike A, që është e pamundur të shkelet, qoftë edhe një cm2”,- deklaroi Guri.

Ndiqni më poshtë deklaratat e plota të tyre: