Një rruge në qendër të Durrësit i ka dalë pronari. Bëhet fjalë për rrugën “Ramazan Jella” në lagjen numër 3 në Durrës, pranë Poliklinikës Qendrore.

Banorët e lagjes numër 3 denoncuan pranë “DurrësLajm” një shqetësim publik që ka të bëjë me emërtimin e rrugës.

Ndërtuesi i një pallati në këtë lagje ka vendosur që rrugës t’i japë emrin e babës së vet. Ai ka fshirë emrin e rrugës “Ramazan Jella” në tabelën e vendosur nga bashkia, dhe tabelës i ka vendosur emrin e babait të tij.

Nëse do të klikojmë në Google map, rruga është e emërtuar me emrin “Ramazan Jella”, por praktikisht rruga ka emërtim krejt tjetër.

Se si do veprojnë autoritetet në këtë rast, mbetet ta shikojmë gjatë ditëve në vijim.

K.H.