Nxënësit e shkollës së mesme profesionale “Ndre Mjeda” në Bushat kanë bojkotuar mësimin ditën e sotme, në shenjë proteste.

Ata protestojnë pasi prej muajit shtator që ka nisur shkolla, nuk kanë marrë bursat nga ana e ministrisë së linjës dhe Bashkisë Vau i Dejës.

Janë plot 176 nxënës që përfitojnë bursa nga të cilët 107 nuk i kanë marrë, ndërsa pjesa tjetër që ushqehet në konvikt i ka automatikisht të kompesuara.

"Ne do të vijojmë të bojkotojmë mësimin deri në zgjidhje të problematikës. Ky nuk është viti i parë që ndodh kjo problematikë. Nuk i dimë arsyet, por pa marrë paratë ne nuk hyjmë në mësim," ankohet një prej nxënësve.