Shtëpia e Bardhë shpreson se do të ndodhë takimi Trump-Kim

Postuar: 16/05/2018 - 23:03

   Shtëpia e Bardhë ka thënë se “ka ende shpresë” që samiti i planifikuar në mes të liderit verikorean, Kim Jong Un dhe presidentit amerikan, Donald Trump do të mbahet, pavarësisht kërcënimit të Phenjanit se do ta anulojë këtë ngjarje historike.

“Ne ende kemi shpresë që takimi do të mbahet dhe ne do të vazhdojmë në këtë drejtim”, ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders gjatë një interviste për Fox News.

“Në të njëjtën kohë, ne jemi përgatitur pasi këto negociata mund të jenë të vështira”, ka thënë tutje ajo.

Sanders ka thënë se “presidenti është i gatshëm nëse ky takim mbahet. Nëse jo, ne do të vazhdojmë me presion maksimal, që ka qenë deri më tash”.

Këto komente Sanders i ka bërë pasi Koreja e Veriut kërcënoi se do të anulonte takimin me Trumpin, për shkak të ushtrimeve të përbashkëta ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut, përcjell REL.

Takimi mes Trumpit dhe Kimit është planifikuar që të mbahet më 12 qershor në Singapor.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump nuk do të takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un muajin e ardhshëm në atë që ishte cilë

Një mbështetës i organizatës terroriste të ashtuquajtur Shteti Islamik, ka deklaruar se Prince George do të jetë në shënjestër të sulmeve

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 23:20 në Torino të Italisë, ku treni i linjës Torino- Ivrea është përpl

   Qindra persona kanë humbur jetën në Pakistan, si pasojë e valës së të nxehtit që ka përfshirë vendin.

   Avokati personal i Donald Trump, Michael Cohen, është paguar në mënyrë të fshehtë me 400.000 dollarë për të rregulluar një takim mes P

   Katër raketa balistike janë lëshuar nga Rusia në Detin e Bardhë, duke qenë rasti i parë që prej Luftës së Ftohtë, që katër raketa lësh

Dora e djathtë e një djali të vogël mbeti e bllokuar në një shkallë lëvizëse ndërsa po luante vetëm në një qendër tregtare në jug-perëndi

Në vitin 1697, Parlamenti Britanik kishte caktuar 1.2 milionë sterlina në vit për familjen mbretërore, si fond në kohë paqeje, me të cila

   Në ceremoninë e betimit të 61-vjeçares Haspel, që u mbajt në selinë qendrore të CIA-s në dalje të Uashingtonit, mori pjesë edhe Presid