Një sulm me bombë dhe armë ka lënë mbi 50 persona të vdekur  dhe mbi 70 të plagosur në një xhami në provincën e Sinait Verior në Egjipt.

Sipas informacioneve të para në mediat ndëkrombëtare, disa militantë të dyshuar kanë shpërthyer një bombë dhe kanë sulmuar me armë personat që ndodheshon në xhami teksa po kryenin faljen e së premtes.

Zëdhënës të Ministrisë së Shëndetësisë thanë për agjencisë shtetërore të lajmeve se numri i të vdekurve mund të rritet në orët në vijim, raporton “BBC”.

Sulmi ndodhi në qytetin Bir al-Abed afër al-Arish.