Një burrë ka humbur jetën dhe katër persona të tjerë janë plagosur në dy ngjarje të ndodhura pasditen e sotme në komunat Nicotera e Limbadi, në provincën Vibo Valentia. Autori ka qenë i njëjti.

Ai është futur në një banesë në Nicotera, duke vrarë 63-vjeçarin Michele Valerioti dhe plagosur bashkëshorten e këtij të fundit, Giuseppina Mollese, raporton Il Messaggero.

Më pas, shkon me makinë në Limbadi, ku futet në një bar dhe hap zjarr ndaj një grupi që po luante letra: Tre persona u plagosën.

Një helikopter ndërhyri për t'i dhënë ndihmë mjekësore të plagosurve. Nuk dihen shkaqet e veprimeve të autorit, që është ende në kërkim nga karabinierët.