Një tjetër peshkaqen i rrezikshëm ka rënë në rrjetat e peshkatarëve durrsakë.

Mëngjesin e sotëm, peshkaqeni tigër që peshon plot 102 kg, është kapur në ujërat e bregdetit malazez.

Menjëherë peshkaqeni ka dalë në shitje në dyqanin e peshkut në lagjen nr.1 të Durrësit.

Peshkatarët durrsakë thanë për “DurrësLajm”, se peshkaqeni ra në rrjetën e tyre në një distancë prej afro 450 metrash nga bregu.

Ky është rasti i tretë brenda 10 ditëve që kapen peshkaqenë, çka të bën të mendosh se numri i kësaj specieje në ujërat e detit Adriatik është shtuar.