DJ i njohur Avicii ka ndërruar jetë në moshën 28-vjeçare në Oman. Suedezi është i njohur ndërkombëtarisht, pasi ka pasur bashkëpunime me këngëtarë të njohur si Madonna, Coldplay, etj.

Përfaqësuesi i tij tha në një deklaratë:"Me dhimbje të thellë njoftojmë humbjen e Tim Bergling, i njohur edhe si Avicii”."Familja e tij është e shkatërruar dhe ne i kërkojmë të gjithëve që të tregojnë respekt për privatësinë e tyre në këtë kohë të vështirë. Asnjë deklaratë e mëtejshme nuk do jepet”, shtohet në njoftim, pa bërë të ditur rrethanat e ndarjes nga jeta të DJ Avicii.