Gruaja i kërkon t'i njohë atësinë vajzës 7-vjeçare, habit burri: 14 vite i martuar por unë nuk …

Postuar: 13/03/2018 - 13:16

Para 9 vitesh, Rajmonda Koçi nga Fieri u dashurua me Kujtimin, kur ishin në moshën 40-vjeçare, por lidhja e tyre nuk përfundoi në martesë.

Në studion e emisionit "Me zemër të hapur" në News24, 49-vjeçarja ka rrëfyer historinë e jetës së saj, duke treguar se nga kjo lidhje erdhi në jetë vajza Ana, e cila sot është 7 vjeç.

Ajo ishte 41 vjeç kur mësoi që ishte shtatzënë ndaj vendosi ta mbante fëmijën. Pasi u kthye nga spitali ku solli në jetë vajzën, Rajmonda mundi të qëndronte vetëm pak orë me nënën e saj, pasi jo ndërroi jetë për shkak të problemeve me zemrën.

Njerëzit e saj të afërt e bënë fajtore Rajmondën duke thënë se ishte ajo shkaku që vdiq e ëma, ngaqë lindi fëmijë jashtë martese. Ajo e përjetoi shumë keq humbjen e nënës se ngeli e vetme fare, babai i kishte vdekur disa vite më parë.

Rajmonda ka dy vëllezër dhe një motër të cilët e ndihmuan financiarisht për ta rritur vajzën. Kur u rrit, Ana filloi të haste probleme sepse nuk kishte atësinë, kjo pasi në vendi i atësisë kishte shenjën X.

Në 30 mars 2017, Rajmonda iu drejtua gjykatës me kërkesë padi për njohje atësie, por personi për të cilin ajo pretendon se është i ati, ka paraqitur një dokument mjekësor sipas të cilit ai nuk mund të ketë fëmijë. Ai ka deklaruar se ka qenë i martuar për 14 vite, dhe nuk ka mundur të ketë fëmijë./BW

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Besimtarët myslimanë kremtojnë këtë të martë festën e Kurban Bajramit.

   Këto ditë që flitet për tërmete të njëpasnjëshme të rëna në Durrës dhe Bulqizë si dhe për marrjen e masave për të ndihmuar banorët e d

Është një nga rastet e rralla sot në Shqipëri që një nënë 31-vjeçare të sjellë në jetë brenda 10 viteve tetë fëmijë.

Katër ditë pas aktit heroik të Ardmir Murataj, i riu i cili shpëtoi nga mbytja dy motrat e mitura binjake në Fier, bashkia e këtij qyteti

   Analizat laboratorike në institucionet shtetërore treguan se një pjesë e vajit të etiketuar si vaj ulliri është thjesht mashtrim.

   Nesër është afati i fundit i dorëzimit të dokumentacionit për të gjithë ata që janë shpallur fitues në fazën e parë të aplikimit për k

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, shtesa natyrore e popullsisë (diferenca mes lindjeve dhe vdekjeve) ishte vetëm 484 persona, sipas

   Konsumatorët shpesh dyshojnë se mashtrohen ndërsa blejnë shishet me etiketat Vaj ulliri i virgjër.

   Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka shtuar vëmendjen në marketet e zonave rurale duke bërë të mundur ndalimin e tregtimit të ushqimeve t