"Më rrihte e më la në shtatzëni", ish-burri i përgjigjet live: I le fëmijët rrugëve

Postuar: 11/01/2018 - 13:41

Ndonëse ajo është vetëm 18 vjeçe, është nënë e dy vajzave të vogla. Shpresa Muça, vjen sot në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në “News24”, ndërsa tregon dramat e saj, siç është fakti se ka ngelur në qiell të hapur bashkë me dy vogëlushet e saj.

Shpresa, që prej kohësh ka harruar rininë e saj dhe moshën, tregon se drama në jetën e saj nisi para tre vitesh ku ajo u dashurua me një djalë, Elton Xheladinin. Dy te rinjtë vendosën të bashkëjetonin, duke marrë një shtëpi me qira në zonën e Kamzes. Nga lidhja e tyre ata sollën në jetë një vajzë, që sot është 2 vjeçe. Eltoni i njohu atësinë dhe ata punonin për të vazhduar jetesën e tyre, por në familjen e saj të re nisën konfliktet, që kryesisht ishin për çështje ekonomike. Bashkëjetuesi i Shpresës pas pak kohësh la punën, duke hequr kështu dorë që të mbante familjen e tij. Ndërsa e vetmja që duhet të punonte ishte Shpresa, e cila shumë shpejt u bë edhe me një tjetër vajzë, që sot është 4 muajshe. Por kur ishte tre-muajshe shtatzënë, Eltoni ikën nga shtëpia duke e braktisur Shpresën dhe vajzën e vogël. Shpresa Muca pohoi në studion e emisionit se bashkëjetuesi i saj iku në Gjermani dhe se nuk interesohet më për familjen që la në Tirane, shkruan ‘BalkanWeb’.

Ajo ka ngelur pa asnjë të ardhur dhe nuk ka asnjë të ardhur për të ushqyer dy vajzat e saj. Asaj i duhej të dilte edhe nga banesa që kishte me qira, ndërsa fëmijët u detyrua t’i linte tek ish-kunati. Por ky i fundit ka bërë denoncim në polici për braktisje. Mes dëshpërimit, Shpresa tregon se policia e Kamzës nuk i ka dhënë asnjë ndihmë apo orientim se ku mund të trokiste për ndihme, por i ka treguar se duhej të shkonte në televizionin ‘News24’ dhe konkretisht në emisionin “Me zemër të hapur”. Ndaj sot Shpresa dhe dy vogëlushet e saj kanë nevojë për ndihmë, shkruan ‘BalkanWeb’.

“Kam kaluar një fëmijëri të vështirë. Kam pasur tre vëllezër, por njëri më ka vdekur. Doja të vazhdoja shkollën, por vëllezërit nuk më lanë, pasi kishin frikë mos më ngacmonin. U njoha me Eltonin dhe më pas dolëm më vete për të nisur një jetë të re bashkë. Ai pasi ngela shtatzënë për herë të dytë më braktisi. Ka ikur në Gjermani dhe nuk do t’ja dijë më për ne. 3 vjet e gjysmë bashkëjetova. Çdo ditë vetëm sherre. Debatet e para nisën gati pas një jave bashkëjetese. Por pas 9 muajsh mbeta shtatzënë dhe s’ndahesha dot. Gjatë shtatzënisë kisha probleme, por Eltonin se kisha aty. Ai donte veç qejf, dilte me shoqërinë. Kur thoja që vajza është sëmurë, ai edhe më dhunonte. Kam qenë 7 muajshe shtatzënë kur më ka dhunuar Eltoni dhe vjehrra ime. Kam ikur tek babai im. Kur më braktisi isha në punë. Në një shoqatë. Më pas në punë më detyronin në punë që të fikja telefonin, kjo sillte dhe debate. Ai flinte deri në 15:00 dhe dilte për kafe. Kur i thash që; ‘vajza nuk ka bukë të hajë’ ai nisi të më rrihte”, tha Shpresa.

Ndërkohë, pjesë e emisionit është bërë edhe Elton Xheladini, i cili në një lidhje telefonik për ‘News24 nga Gjermania hodhi poshtë akuzat e ish-bashkëjetueses së tij. Ai tha se nuk e ka dhunuar Shpresën as ai dhe as nëna e tij, ndërsa shtoi se do t’i ndihmonte gjithmonë dy vajzat e tij. i riu tha se kur kishte ikur në Gjermani, i kishte sjellë çdo muaj Shpresës lekë për vajzat. Mes të tjerash ai tha live se çdo marrëdhënie me Shpresën kishte përfunduar dhe se nuk do të ktheheshin më kurrë bashkë.

DEBATI LIVE

Eltoni: Një nga pyetjet e para duhet të më përgjigjet; se nga kush është dhunuar? Se jetën time ajo i ka ditur të gjitha. i vetmi muaj, tani, që ajo nuk ka marrë para nga unë. Muajt e tjera i kam dërguar lekë. Për çdo muaj kam sjell aq sa kam pasur mundësi. Nuk kam punë. Fëmijëve nuk i kanë munguar asgjë.

Shpresa: Nuk është e vërtetë. Ai kur i thoja unë; që dua bukë për vajzën. Ai më thoshte; do të vras.

Eltoni: Një nënë që e di ca është nënë, nuk mund të hedh fëmijët në mes të asfaltin. Unë do bëj gjithçka për fëmijët e mi. Nuk kam qenë aty ndaj, s’ka vajza mbiemrin tim, ju duhet t’i dini mirë gjërat. Fëmija është i imi dhe s’ka shanse të ma marrë njeri. S’do kthehemi më kurrë bashkë. Për fëmijët e mi do përgjigjem unë, si do vendosi gjykata. E kam njohur që në moshën 16-vjeçare. Sot është diku 20 vjeçe. E mora me dëshirë, erdhi me dëshirë. S’pyeta asnjë njeri kur e mora. Mesazhet i paç me jetë. Unë mund të jem njeri më i poshtër, fëmijët nuk i hedh në rrugë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një aktivist homoseksual shqiptar është larguar drejt Britanisë së Madhe për të jetuar, pas kërcënimeve që kishte marrë në Shqipëri.

   Asnjë përshkrim sado i ndjeshëm dhe i vërtetë qoftë nuk mund ta shprehë vuajtjen dhe dhimbjen e dy motrave të sëmura e prindërve të ty

   Monda Qyshka është mësuese pikture në një institucion privat. Është nënë e katër fëmijëve, dy djem dhe dy vajza.

Tirana renditet në vendin e 211-të nga 327 qytete të marra në studim sa i përket krimit, sipas indeksit të krimit të Numbeo, një nga baza

Shkon në 13 numri i të prekurve me fruth në pediatrinë e QSUT.

Portali “Mësues për Shqipërinë” merr dimension të ri dhe formësohet duke shtuar më shumë transparencën dhe besimin, se vetëm përmes tij m

Aplikimi për leje qarkullimi ndërkombëtare është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve/bizneseve të aplikojnë online, si d

Një 25-vjeçare denoncon në emisionin “Stop” përvojën e tmerrshme, me të cilën po përballet që nga lindja e saj e dytë në maternitetin e D

Ditën e sotme, në universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit është çelur zyrtarisht kursi i gjuhës kineze.

Presidenti i Urdhrit të Infermierëve ka dhënë alarmin e largimit të infermierëve profesionistë dhe fizioterapistëve nga qarku i Durrësit