Temperatura përvëluese javën e fundit të qershorit, aktivizohet niveli 3

24/06/2019 - 11:45

Franca do të goditet nga një valë e nxehtë gjatë kësaj jave, me temperatura që parashikohen të shkojnë mbi 40 gradë Celsius. Nëse regjistrohen vlera të tilla, do të jenë temperaturat më të larta për muajin qershor. Ditën e enjte dhe të premte pritet që të kulmojnë në vlerat ekstremale, të paktën 40 gradë Celsius.

Veriu i Francës do të jetë më i prekuri nga kjo valë e të nxehtit, përfshirë edhe Parisin, raporton BBC. Autoritetet franceze kanë marrë masa për të përballuar këto temperatura të larta. Pishinat publike do të qëndrojnë të hapura dhe është hartuar një plan për të shpërndarë ujë në zona të caktuara, duke u ardhur veçanërisht në ndihmë të moshuarve dhe shtresave në nevojë.

Meteorologët thonë se temperaturat 40 gradë Celsius do të ndihen si 47 gradë në kryeqytet. Një valë të tillë nxehtësie Franca e ka përjetuar në gusht të vitit 2003, kur humbën jetën gati 15 mijë njerëz. Parisi ka aktivizuar nivelin 3, që nënkupton nxehtësi ekstreme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjykata e Krimeve të Rënda do të vendosë sot për fatin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Matthew Palmer, i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor i tha Zërit të Amerikës se administrata amerikane mb

Pas denoncimit të skandalit nga emisioni “Stop” në Tv Klan, policia e Elbasanit ka ndaluar pedagogun Denis Himçi.

Rruga “Pavarësia” që çan përmes plazhin e Durrësit nis nga Ura e Dajlanit dhe përfundon në vendin e quajtur Plepa, në një gjatësi prej ve

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, thotë se qeveria federale ka vendosur pro hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Arba Kokalari zyrtarja e lartë me origjinë shqiptare është zgjedhur Zëvendës Presidente e Parlamentit Europian për Partitë Popullore.

Komisioneri Publik ka ankimuar në KPA vendimin e KPK, për konfirmimin në detyrë të gjyqtares Regleta Panajoti.

Bundestagu gjerman voton me 26 shtator për çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Babani, i denoncuar nga opozita se ka fshehur një dënim në Itali, ka dorëzuar shenjat e gishta

Doni të dini se si do të jetë moti për ditët në vijim? Duke nisur nga dita e nesërme ka surpriza.