Nëse nuk vëmë mend edhe kësaj radhe, do të thotë se e kemi hak!

28/11/2019 - 16:38

Nga Mentor Kikia

Numri më i madh i viktimave u shkaktua në dy pallate të kalbura në Thumanë, të nxjerra jashtë përdorimit me kohë, dhe në disa ndërtesa të ngritura pa asnjë kriter teknik në zonën e ish kënetës dhe në plazhin e Durrësit. Të mos ngrejmë sytë nga qielli e te themi: Natyrës dhe Zotit nuk kemi ç'i bëjmë. Katastrofa ndodhi nga një zonë ku ndërtimet, me ligj, duhet të përballojnë deri në 8 ballë. Por u shembën në 6.3 ballë. Tërmeti nuk varet nga ne. Por ndërtimet po, varen nga ne. Dhe numri i viktimave do të kishte qenë shumë më i vogël.

Por përmasat e katastrofës janë shumë më të mëdha. Ne sapo kemi filluar të paguajmë gjëmën që i kemi bërë vetes. Në Durrës mijëra njerëz kanë ngritur shtëpi në një zonë që është 2 metra nën nivelin e detit(ish këneta) dhe ku nuk ka ansjë infrastrukturë kullimi. Holandezët jetojnë nën nivelin e detit, por kanë një jetë që projektojnë si ta përballojnë.
Në zonën e plazhit, pallate e hotele të ndërtuara mbi rërë kanë pësuar dëme serioze, edhe pse nuk janë shembur. Në Kavajë, Vorë, Fushë Krujë e Laç, mijëra shtëpi e pallate janë dëmtuar.

Pasi të varrosim të vdekurit, politikanët duhet të qepin gojën dhe fjalën tua lënë studiuesve. Lagje të dëra mund të duhet të rrafshohen. Dhe duhet të bëhet. Atë që nuk e bënë dot shteti dhe qeveritë e paafta e të korruptuara, po e bën tërmeti. Deti përparon drejt tokës, ndërsa ndërtimet përparojnë drejt detit. Me dhe pa leje, me dhe pa projekte, me dhe pa inxhinierë. Një katrahurë gjigande ka mbushur vendin me ndërtime të frikshme.

Pas kësaj duhet të përcaktohen kritere të rrepta për standardet e ndërtimit.
Nga kjo fatkeqësi duhet të nxirren mësime e të merren vendime që të shërbejnë për dekadat e ardhëshme. Të shkojnë në burg ndërtues e inxhinierë, që për të shkak të fitimit, janë shndërruar në vrasës. Ata qe kane ndertuar e ata qe kane dhene leje.

Ti jepet fund epokës, kur një ndërtues(ai që ka ngritur atë grataçelën e tmerrshme tek Shkëmbi i Kavajës), sa herë arrestohej, kur e lëshonin ngrinte edhe katër kate të tjera pa leje, derisa e çoi në katin e 21.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjatë kësaj të diele, janë evidentuar 34 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, të cilëve iu është pezullua

Këshilli Bashkiak Durrës pritet të marrë nesër (e hënë 10 gusht) në mbledhjen tjetër jashtë radhe, edhe 4 vendime të tjera rë rëndësishme

Sezoni veror dhe ardhja e emigrantëve ka shtuar tentativat në pikat kufitare të vendit për të kaluar para të cilat nuk deklarohen.

Ministria e Shëndetësisë në daljen e sotme publike njoftoi se 6 persona kanë humbur jetën nga Covid në 24 orët e fundit. 

Gjatë orëve të natës, Këshilli i Ministrave i qeverisë Conte ka miratuar një dekret të ri përsa i përket masave të ruajtjes së shëndetit

Përmbaruesit e dyshojnë ministren e Drejtësisë se po tejkalon kompetencat që i kanë dhënë ligjet e reformës në drejtësi për profesionin e

Përmes një postimi në Facebook, gazetarja e kronikës Anila Hoxha ka paralajmëruar se një tjetër emër i njohur i botës së krimit do të kth

Pedagogu i Universitetit të Arteve dhe skulptori i njohur, Arben Bajo humb betejën me Covid-19.

Këtë të diel, deri në mesditë moti parashikohet të mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta.

“Është taktika që ndjek korrupsioni i nxitur nga babëzia. Gjithçka fillon dhe mbaron te babëzia.”