OSHEE Durrës njofton se në datat 8, 10 dhe 11 tetor do të ketë stakim energjie në disa zona dhe lagje të qytetit bregdetar dhe rrethinave pë shkak të punimeve në rrjet. OSHEE jep fashat orare kur do të ketë mungesë energjie në çdo zonë.

Njoftim për abonentët Durrës:

Stakim i datës 8 dhe 10-11 Tetor

Për shkak të punimeve të planifikuara në linjën 35kV L30 – 5 Shkozet – Kavajë, në datat 8 dhe 10-11 tetor do të stakohet energjia në këto zona në Durrës

8 tetor/12:00-13:00

Pallatet Manushi, Mali i Robit, Pularia “Chicken Farm”, Pallatet Almak, Kazazi Meat, Restoranti “Kodra e Kuajve”, Impianti Ujrave të Zeza Manskuri

10 tetor/09:00-14:00

Zona e fshatit Rinia, rruga "Aleksandër Goga", pjesa perëndimore Spitallë, zona e Burgut, Peshkimi Durrës

11 tetor/09:00-12:00

rruga "Azis Shkupi", Fllakë Shijak, Arapaj, Rrashbull, rruga "Ibrahim Kodra", ish-Këneta, rruga e Dibrës