04/03/2021 - 09:01
Ky është momenti i aksidentit të çuditshëm në Durrës, i cili ndodhi paraditen e djeshme në lagjen nr.11 të qytetit bregdetar.
Kamerat e sigurisë kanë kapur çastin kur drejtuesja e mjetit tip "Benz" humb kontrollin dhe për pasojë aksidenton një makinë tjetër e më pas përfundon brenda biznesit.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk pati persona të lënduar, pasi siç duke edhe në videon e mëposhtme, në momentin që ndodhi ngjarja brenda rostiçerisë nuk kishte persona.
Aksidenti do të kishte qenë ndoshta fatal për një këmbësore e cila kalon në rrugë vetëm pak seconda para se mjeti "Benz" të përplaset me makinën tjetër.
Pas përplasjes, automjeti përfundon në biznes duke marrë para derën, tavolinën bashkë me karrike.
/portali DurresLajm/