Çështja e ish-ministrit Saimir Tahiri ka marrë vëmendjen e të gjithë popullit pavarësisht në janë artistë, njerëz të politikës apo njerëz të thjeshtë.

Ditën e sotme kryeministrit Rama teksa mundohet të qëndrojë i qetë e të mos flasë deri në përfundim të hetimeve, në postimet e fundit në facebook, ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e tij një video, ku shihen pamje të një ekspozitë të një artisteje kosovare.

Kjo gjë ka indinjuar aktoren dhe regjisoren Eni Jani, e cila nuk ia ka përtuar kryeministrit dhe i ka shkruar:

“Nuk dua te besoj qe e ke nxjerr kete status sot. Njerzit jane gati te dalin ne proteste se nuk po i dilni zot SAJMIRIT ti thua ekspozite…. Me duket sikur po talleni me besimin qe ju eshte dhene. Ky eshte moment sh i rendesishem dhe per ju personalisht, nese nuk i qendron ne krah SAJMIRIT ju do zhgenjeni shume njerez qe besuan ne ju. Ne mos mendoni per SAJMIRIN mendoni per figuren tuaj te pakten….DESHPERIM ZHGENJIM…”