Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se ka bllokuar dhe do të asgjësojë 257 kg produkte mishi në një thertore të paligjshme të Ramiz Shalës në zonën e Katundit të Ri në Durrës, ndërsa e ka gjobitur me 250 mijë lekë. Sipas AKU-së nga kontrolli rezultoi se Shala e kryente procesin e therjes së kafshëve të gjalla në mënyrë të paligjshme në një ambient të improvizuar, ngjitur me njësinë e tregtimit të mishit.

Po sipas AKU-së, ambienti ishte tejet i amortizuar, i vogël në hapësirë dhe nuk plotësonte asnjë normë të kritereve higjeno-sanitare apo teknike-teknologjike për procesin e therjes së kafshëve të gjalla. Mbetjet, ujërat dhe gjaku hidheshin në kanal duke mos u grumbulluar dhe u trajtuar në ndonjë ambient të posaçëm, duke kontaminuar kështu mjedisin përreth.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit thekson gjithashtu se në të njëjtat mjedise të papërshtatshme ku kryhej therja e kafshëve të gjalla, subjekti përgatiste në mënyrë të paligjshme edhe produkte ushqimor “Sallam” për të cilin nuk kishte asnjë dokumentacion. Grupi bllokoi 219 kg mish gjedhi, 14 kg mish deleje dhe 24 kg sallam.

NJOFTIMI ZYRTAR

Konfiskohen per asgjesim 257kg produkte mishi, bllokohet ambjenti ku kryhej therja e paligjshme e kafsheve te gjalla

Ne vijim te informacionit të ardhur në platformen e komunikimit te Autoritetit Kombetar te Ushqimit nga qytetare te pergjegjshem qe njoftojne raste te cenimit te sigurise ushqimore, Drejtoria Rajonale e AKU ne Durres ushtroi kontroll ne subjektin Ramiz Shala (Katundi i Ri, Durres) per therjen e paligjshme të kafshëve të gjalla dhe tregtimit të produkteve ushqimore të pasigurta.

Nga kontrolli i ushtruar rezultoi se subjekti kryente procesin e therjes së kafshëve të gjalla në mënyrë të paligjshme në një ambjent të improvizuar, ngjitur me njësinë e tregtimit të mishit. Ambjenti ishte tejet i amortizuar, i vogel ne hapsire dhe nuk plotesonte asnje norme të kritereve higjeno-sanitare apo teknike-teknologjike per procesin e therjes se kafsheve te gjalla. Mbetjet teknologjike te procesit te therjes së kafshëve të gjalla (ujërat, gjaku etj…), përfundonin në kanal duke mos u grumbulluar dhe u trajtuar në ndonjë ambjent të posacëm, duke kontaminuar keshtu mjedisin përreth.

Ne te njejtat mjedise të papërshtatshme ku kryhej therja e kafsheve te gjalla, subjekti përgatiste në mënyrë të paligjshme edhe produkti ushqimor  “Sallam” per te cilin subjekti nuk kishte asnje dokumentacion ne formen e kartes teknologjike apo etikete, mbi përbërësit dhe procesin e pergatitjes së tij.
Në subjekt u evidentuan 257 kg produkte ushqimore (mish dhe nenprodukte te tij) të pacertifikuara e të pavulosura nga veterineri zyrtar dhe pa dokumentacionin përkatës (specifikisht 219 kg mish gjedhi, 14 kg mish deleje dhe 24 kg sallam).

Per shkeljet e evidentuara, AKU vendosi masat administrative:

1. Gjobë në vlerën 100 000 lekë për therje të kafshëve të gjalla në mënyrë të paligjshme,

2. Gjobë në vlerën 150 000 lekë për mungesën e gjurmueshmërisë së produkteve ushqimore,

3. Konfiskimi te produktet ushqimore (të cilat do t’i nënshtrohen procesit të asgjesimit) dhe mjetet e punës (çengela, thika etj..) me te cilat eshte kryer aktiviteti i paligjshem.

4. Bllokim i ambientit te improvizuar dhe te perdorur për kryerjen e procesit te paligjshëm te therjes se kafshëve të gjalla.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit falenderon dhe fton çdo konsumator të përgjegjshëm që nëpërmjet raportimeve te bëhet pjesë e sfidës tonë të përbashkët dhe te kontriboje cilesisht ne suksesin e betejes për sigurinë ushqimore.