Qeveria shqiptare e shpalli diplomatin rus Alexei Krivosheev person “non grata” për shkak se sipas saj ai shkelte masat epidemiologjike të marra kundër pandemisë së koronavirusit.

“Ai duhet të largohet nga vendi brenda 72 orëve” – tha Ministria e Jashtme shqiptare.

Ambasada Ruse në Shqipëri i quajti të pabazuara akuzat ndaj diplomatit rus. Selia diplomatike konfirmoi për agjencinë “RIA Novosti” se ka marrë notën nga pala shqiptare dhe informoi Ministrinë e Jashtme Ruse.

“Ne i konsiderojmë të pabazuara të gjitha akuzat ndaj diplomatit rus të përmendura në këto dokumente. Ne gjithashtu vërejmë se shënimi në njoftimin për shtyp të emrit dhe mbiemrit të punonjësit tonë bie ndesh me praktikën e vendosur diplomatike ndërkombëtare” – tha ambasada ruse në Tiranë.