Bashkia e Shijakut rikthen projektin “English club”. Pas një ndërprerje për shkak të situatës së krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit e rikthimit të nxënësve në shkolla me turne, gjithashtu dhe pamundësisë për shkak të pandemisë, me fillimin e vitit të ri shkollor kryetari i bashkisë Elton Arbana ka njoftuar se do të rinisi mësimdhënia e kurseve anglisht falas për nxënësit e interesuar nga shkollat 9-vjeçare të Shijakut.

Ky projekt përfshin gjithashtu aktivitete kulturore dhe artistike për të motivuar më shumë nxënësit e për t’i përfshirë ata në një pjesëmarrje më aktive në komunitet.

Arbana ka theksuar se gjithcka do të realizohet duke zbatuar të gjitha rregullat antiCovid.

Postimi i tij i plotë:

Gati fëmijë!

Rinisim English Club Organizuar nga Bashkia Shijak me nxënës nga shkollat 9-vjeçare.

Pas një shkëputje për shkak të tërmetit e më pas pandemisë, FËMIJËT do të kenë mundësinë të mësojnë dhe praktikojnë gjuhën angleze përmes këtij kursi falas të mundësuar nga Bashkia dhe do të përfshihen në aktivitete të ndryshme kulturore dhe artistike të grupmoshës së tyre.

Çdo aktivitet do të realizohet duke zbatuar rregullat e vendosura për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Fëmijët janë gjithmonë në qendër të vëmendjes time.

Ku ka vullnet, ka zgjidhje!