Bashkia e Durrësit njofton se krahas masave dhe luftës së përditshme ndaj përhapjes së virusit COVID 19, vijon punën për shpërndarjen e bonusit të qerasë për familjet e dëmtuara nga tërmeti. 

2879 familjeve u është kaluar kësti i tretë i cili ka filluar të lëvrohet javën e kaluar ndërsa 3783 familje kanë marrë dy këstet e para. Procesi i shlyerjes do te vijoje edhe në ditët në vazhdim. 

5451 familje janë në tre listat paraprake të miratuara në këshillin bashkiak nga të cilat përveç familjeve që kanë marrë dy këstet e para dhe po u lëvrohet kësti i tretë janë edhe 411 të skualifikuar për shkak se shtëpitë janë klasifikuar të banueshme, 731 familje kanë mungesa në dokumentacion ndërsa pjesa e mbetur janë shqyrtim. 

Po kështu, vazhdon puna me përpunimin e dosjeve të procesit të rindërtimit, nga aplikimi “Shtëpia ime”. Bashkia e Durrësit me punën e saj të përditshme, jo vetëm në këto ditë të vështira,por gjithmonë do të jetë pranë qytetarëve dhe në shërbim të tyre.