Bashkimi Europian përshëndet operacionin e gjerë antidrogë të ndërmarrë nga Policia e Shtetit të dielën. Në një postim në rrjetet sociale, Ambasadori i BE në vendin tonë thotë se lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës është prioritet kryesor për Bashkimin Europian.

 

“Ne mirëpresim operacionin e gjerë antidrogë të ndërmarrë në qytete të ndryshme të Shqipërisë nga Policia e Shtetit Shqiptar. Lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës në Shqipëri është një prioritet kryesor për Bashkimin Europian. Tani ne presim që hetimet penale dhe dënimet do të vazhdojnë me rezultate të qëndrueshme”, shkruajti në një postim në “Twitter”, Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca.

Në një aksion të gjerë të shtrirë në disa qytete të vendit, Policia e Shtetit arrestoi të dielën dy ish-deputetë, si dhe disa prej anëtarëve të të ashtuquajturve “të fortët” e Shijakut. Një operacion i gjerë u ndërmor edhe për arrestimin e Klemend Balilit, i konsideruar si “Eskobari i Ballkanit”, ndonëse kapja e tij nuk u bë e mundur.