Shefja e Departamentit të Epidemiolgjisë pranë ISHP, Dr. Silva Bino tha se edhe personat që e kanë kaluar Covid duhet të vaksinohen.

Bino tha se personat që e kanë kaluar Covid nuk kanë imunitet dhe e vetmja e dhënë që është evidentuar është fakti që nuk kemi raste riinfektimesh vetëm brenda 3 muajsh nga kalimi i Covid.

“Vaksina bëhet edhe kur e ke kaluar Covidin, nuk ka asnjë problem. Përse bëhet kjo? E para, shumë persona që kanë kaluar Covid nuk kanë nivel të konsiderueshëm antikorpesh, të trupave mbrojtës. Nga ana tjetër, ne nuk e dimë se sa mbrojtës janë këto kundërtrupa që ne i masim gjatë testimeve serologjike”, u shpreh Bino.

E pyetur nga gazetari Blendi Fevziu lidhur me faktin se mjekët në botë janë të ndarë lidhur me vaksinimin e persaonve që kanë kaluar Covid, Bino tha:

“Kjo qëndron për vetë faktin, që sot ne nuk e dimë se sa mbrojtës janë këto kundërtrupa. I vetmi rezultat që kemi, është që nuk kemi riinfektim brenda 3 muajsh që kemi kaluar Covid. Mund ta bësh vaksinën nuk ka asnjë lloj problemi, por mund ta shtymë nëse je brenda 3 muajsh nga kalimi i Covid. Edhe personat që e kanë kaluar Covidin nuk kanë imunitet. Është evidentuar. Janë njëlloj me ata që nuk e kanë kaluar Covidin”.