Ka rezultuar negativ tamponi i parë i punonjëses së Kadastrës në Durrës, familjarët e së cilës janë të infektuar me Covid-19.

Tashmë pritet të dalë përgjigja e tamponit të dytë.

“DurrësLajm” mëson se nesër pritet të bëjnë tamponin të gjithë punonjësit e ASHK që punojnë në zyrat e këtij institucioni.

Punonjësja e sportelit të Kadastrës Durrës është vetëkarantinuar në Tiranë, së bashku me bashkëshortin dhe fëmijët.

Në një komunikim me “DurrësLajm”, drejtori Artur Çobani thotë se situata është nën kontroll dhe sot pas dezinfektimit, institucioni është mbyllur.