67-vjeçarja Veronika Ramadani e cila u gjet e pajetë mëngjesin e sotëm në banesën e saj në Laprakë, ka vdekur për shkaqe natyrale.

Në këtë përfundim ka arritur ekspertimi mjeko-ligjor, ndaj edhe policia ka liruar djalin e saj, Julian Zisi i cili mbahej i shoqëruar prej orësh.

NJOFTIMI I POLICISË

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mëngjesin e sotëm, ku në rrugën “Gjon Kastrioti”, në Laprakë, është gjetur pa shenja jete, në banesë, shtetasja V. R., 67 vjeçe, ju bëjmë me dije se:

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe nga ekspertimi mjeko-ligjor ka rezultuar se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.