Drejtuesja e e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka mbërritur mbrëmjen e sotme në spitalin e Durrësit, aty ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën prokurori Arjan Ndoja dhe i plagosuri Aleksandër Laho.

Prela shoqërohej edhe nga Tonin Vocaj, kreu i Policisë Kriminale. Hetimet për atentatin ndaj prokurorit Ndoja janë duke u kryer nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.