IKMT bllokon punimet për ndërtimin e një hoteli 7 katësh në zonën bregdetare të Durrësit. Objekti po ndërtohej midis rrugës kombëtare pranë "Urës së Dajlanit" dhe bregut të detit.

Përmes një njoftimi për median IKMT bën me dije se: Vendimi është marrë në zbatim të urdhrit të prokurorisë së Durrësit dhe në kuadër të zbatimit të ligjit për ndërtimet në zona me rëndësi kombëtare dhe bregdet. Në bashkëpunim me të gjitha institucionet e shtetit, jemi te vendosur ne zbatimin e ligjit.”

Kujtojmë që me 13 mars është pezulluar nga detyra shefi i Urbanistikës në Bashkinë e Durrësit, Adhurim Qehajaj, i akuzuar për shpërdorim detyre në lidhje me lejen e ndërtimit të objektit hotel në zonën e Urës së Dajlanit.