Me qindra banorë të Durrësit janë mbledhur tek stadiumi “Niko Dovana” dhe në rrethinat e tij. Pas tërmetit me magnitudë 6.3 ballë, shumë qytetarë kanë frikë të kthehen në shtëpitë e tyre, ndërsa shumë të tjerë nuk kthehen dot pas dëmeve të konsiderueshme në godina.

Deri më tani, sipas një bilanci paraprak, janë 27 pallate dhe 163 banesa të shpallura të pabanueshme, ndërkohë që lista e godinave të dëmtuara rëndë mund të shtohet në orët në vijim.

Siç duket qartë nga pamjet që ofron DurrësLajm, zona përreth stadiumit është e mbipopulluar, ndërkohë që banorët pritet ta kalojnë natën aty.
Për të gjithë po shpërndahen çadra, ndërsa pritet që çadra të tjera të mbërrijnë nga kryeqyteti dhe të instalohen aty.

Dëmet që ka lënë pas tërmeti i orëve të para të ditës së sotme janë shumë më të mëdha sesa ato të lëkundjes 5.8 ballë të 21 shtatorit.