Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha më herët se 8 persona të lënduar nga tërmeti janë në gjendje të rëndë dhe 2 prej tyre do të nisen në një spital më të specializuar në Itali.

Mësohet se bëhet fjalë për 20-vjeçaren Xhesika Biqikun dhe Marlind Shkodra 30 vjeç, 

"Është rasti i një djali i cili ka ardhur me traumë të kokës dhe gjymtyrëve, po vlerësohet për tu çuar jashtë dhe një vajzë e cila ka pasur 2 ndërhyrje kirurgjikale po vlerësohen parametrat", tha Manastirliu nga spitali i Traumës ku vizitoi të plagosurit nga tërmeti.