Në një kohë që na ndajnë pak ditë nga protesta e paralajmëruar e 16 shkurtit, opozita e bashkuar ka organizuar një tjetër protestë në Urën Vajgurore, Berat.  Kësaj proteste i janë bashkuar edhe fermerët e zonës. Me pankarta në duar dhe thirrje antiqeveritare, ata shpallin falimentimin e tyre.

Shumë prej fermerëve për të treguar indinjatën për mospërkrahjen e tyre, kanë zgjedhur të hedhin edhe prodhimet e tyre në rrugë në shenjë proteste.

“Kemi falimentuar, qeveria ka rënë poshtë”, shprehen fermerët.

Kujtojmë që kjo është një nga protestat e shumta që PD dhe opozita e bashkuar ka organizuar në rrethe, ndërkohë që ajo e 16-shkurtit pritet të ketë pjesëmarrje masive.