Vështirësohet gjendja shëndetësore e kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos, i cili pak ditë më parë fitoi betejën me Covid-19.

Mediat shkruajnë se Janullatos ka shfaqur sërish shqetësime shëndetësore. 91-vjeçari po kurohet në shtëpinë e tij në lagjen Psykiko të Athinës, pasi ka ethe dhe temperaturë 37 dhe disa vija, raporton newsbomb.al.

Janullatos u prek nga virusi Covid-19 më 11 nëntor dhe një avion ushtarak grek mbërriti në Tiranë për ta transportuar atë drejt Athinës. Ai qëndroi nën kujdesin e mjekëve për 11 ditë ndërsa doli nga spitali pasi u tha se arriti ta mposhtë virusin.