Grabitja në Rinas/ Lleshaj: Nuk e dimë kush e ka vrarë Admir Muratajn

19/04/2019 - 22:35

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i ftuar në “Report Tv”, lëshoi një deklaratë bombë duke deklaruar se, ende nuk dihet se kush e ka vrarë Admir Muratajn, të akuzuarin si kokë e grupit të grabitjeve në aeroportin e Rinasit.

Deklarata e ministrit të brendshëm e bën edhe më të mistershme ngjarjen e 9 prillit, ku brenda pistës së aeroportit u grabitën rreth 10 milionë euro, pasi Policia e Shtetit ka pretenduar se Murataj u vra në shkëmbim zjarri me FNSH-në.

Sipas Lleshit, gjithçka është në dorë të hetuesve dhe ai si Ministër nuk dispononte të dhëna konkrete.

“Media mund të fantazojë, ose ajo ka akses në grupin hetimor, por këtë të fundit nuk e besoj pasi kam besim ata që po merren me hetimet. As nuk i mohoj, as nuk i pohoj emrat që kanë dalë në media. Kush e ka vrarë Admir Muratajn? Haxhi Mileti (Sali Berisha) thotë e kanë vrarë shokët e tij… Unë nuk e di se kush e ka vrarë. Pra nuk i kam unë në dorë faktet. Por nëse bëjmë analizë them se s’kishte arsye ta vrisnin shokët. Nuk e di kush e ka vrarë. Vrasja është e panjohur për sa kohë nuk është mbyllur hetimi. Dua të them se kam parë edhe diskutim malinj për të gjetur emrin e policit. Kjo nuk është korrekte", është shprehur Sandër Lleshi. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Situata e zjarrit vazhdon të ngelet problematike në Shëngjin.

Aktorja dhe regjisorja Ilire Vinca ka reaguar në lidhje me postimin e kryeministrit Rama i cili e citoi atë në mbështetje të një godine t

  • 4 herë rikonstruksion i bulevardit “Dyrrah” në 7 vite dhe rreth 2 milionë euro të taksapaguesve durrsakë që shpenzohen për t

Pronari i kontenierit të bananeve Arbër Cekaj, ku u gjetën 613 kilogramë kokaine rrezikon të kthehet në Shqipëri.

Më 23 gusht 2019, atashetë ushtarakë gjerman, nënkolonel Hans Peter Vamsler (Wamsler), i cili plotësoi qëndrimin në Shqipëri dhe nënkolon

Këshilli i Qarkut Durrës, i cili ka në përbërjen e tij këshilltarë bashkiakë nga 3 bashkitë (Durrës, Shijak dhe Krujë), do të jetë i domi

Derdhja e ujërave të zeza në det është pamja më e shëmtuar që iu serviret pushuesve vendas dhe të huaj që zgjedhin bregdetin e Shqipërisë

Shqipëria po përjeton periudhën më të mirë turistike të pas viteve ’90. Të huajt e kanë “pushtuar” atë nga veriu në jug.

Tirana solidarizohet me Shëngjinin dhe Bashkinë e Lezhës për të përballuar situatën e vështirë të shkaktuar nga zjarri masiv që kanë përf