Pas tërmetit që ra ditën e djeshme në Durrës, ku magnituda ishte 4.9 e shkallës rihter në vend janë ndjerë edhe 8 lëkundje të tjera.

Tërmeti më i fundit ka rënë në orën 08:49 të mëngjesit dhe epiqendra ka qenë në Bubq, me magnitudë 2.

Kryesisht tërmetet që kanë rënë gjatë natës, kanë pasur magnituda më të vogla se 3 i shkallës rihter.

Është regjistruar po ashtu dhe një tërmet tjetër sot në Korçë, me magnitudë 3 në orën 07:55.