Instituti i Shëndetit Publik i ka dhënë fund dyshimeve se në zonat klimaterike të nxehta apo të lagështa, nuk përhapet koronavirusi.

ISHP shkruan se COVID- 19 mund të transmetohet në çdo zonë të mundshme të globit, dhe pavarësisht klimës ku janë qytetarët duhet të marrin masat si larja e duarve me ujë dhe sapun.

“Nga të dhënat e deritanishme, koronavirusi mund të mund të transmetohet në të gjitha zonat klimaterike”, informon ISHP.