Këshilli Bashkiak i Durrësit ka zhvilluar sot një tjetër mbledhje të jashtëzakonshme me mjete të komunikimit elektronik ku ka miratuar këto dy vendime të rëndësishme:

1-Vijimi i procedurave të prishjes së detyruar të 10 pallateve dhe 1 shtese anësore në qytetin e Durrësit, në zbatim të ekspertizave të thelluara të hartuara nga Instituti i Ndërtimit Tiranë, si dhe rindërtimin e objekteve të miratuar për prishje në të njëjtin truall.

2-Miratimi i prishjes së detyruar të ndërtesës së administratës të njësisë administrative Manëz, bashkia Durrës, për shkak se është dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e datës 26 nëntor 2019 dhe përbën rrezik shumë të lartë për jetën dhe shëndetin, dhe është rekomanduar të prishet, kjo sipas aktekspertizës së thelluar e kryer nga Instituti i Ndërtimit Tiranë, si dhe miratimin për heqjen nga lista e veçantë e pronave të paluajtshme publike dhe kontabiliteti, të ndërtesës së njësisë administrative Manëz.

 Lista e objekteve për rindërtim në të njëjtin truall

1. Objekt ekzistues pallat 5kt i ndodhur në Rrugën “Aleksander Goga” nr.120, Lagja nr.18, Rajoni nr.4, zona kadastrale 8511,nr.pas 28/70 Durrës, rindërtimin në truallin ekzsitues.

2. Objekt ekzistues pallat 5kt i ndodhur në Rrugën “Aleksander Goga” nr.130, Lagja nr.18, Rajoni nr.4, zona kadastrale 8511,nr.pas 28/55 Durrës,rindërtimin në truallin ekzsitues.

3. Objekt ekzistues pallat 5kt i ndodhur në Rrugën “Mujo Ulqinaku” nr.72, Lagja nr.18, Rajoni nr.4, zona kadastrale 8511,nr.pas 19/236 Durrës, rindërtimin në truallin ekzsitues.(Ky seksjon objekti është pjesë e Zonës 2 për zhvillim)

4. Objekt ekzistues pallat 6kt i ndodhur në Rrugën “Lura” nr.1, Lagja nr.17, Rajoni nr.5, zona kadastrale 8513,nr.pas 5/256 Durrës, rindërtimin në truallin ekzsitues.

5. Objekt ekzistues pallat 5kt i ndodhur në Rrugën “Lura” nr.3, Lagja nr.17, Rajoni nr.5, zona kadastrale 8513,nr.pas 5/264 Durrës, rindërtimin në truallin ekzsitues.

6. Objekt ekzistues pallat 5kt i ndodhur në Rrugën “Ahmet Dakli” nr.15, Lagja nr.17, Rajoni nr.5, zona kadastrale 8513,nr.pas 5/333-5/261 Durrës, rindërtimin në truallin ekzsitues.

7. Objekt ekzistues pallat 6kt i ndodhur në Rrugën “Ahmet Dakli” nr.23, Lagja nr.17, Rajoni nr.5, zona kadastrale 8513,nr.pas 5/259 Durrës, rindërtimin në truallin ekzsitues.

8. Objekt ekzistues shtesë e pallatit 5kt i ndodhur në Rrugën “Ahmet Dakli” nr.5, Lagja nr.17, Rajoni nr.5, zona kadastrale 8513, nr.pas 5/461 Durrës, rindërtimin në truallin ekzsitues.(Shtesë në pjesën veriore të pallatit).

9. Pallati me nr.1062 i ndodhur në zonën kadastrale nr.8512, (6 kat) i ndodhur në Rrugën “26 Nëntori”, Lagja nr.7, Rajoni nr.2, Durrës.

10. Pallatin nr.14, zk nr.8514, me nr.pasurie 1/362 Bulevardi “Dyrrah”, Durrës.

11. Pallatin e ndërtuar nga subjekti “KASTRATI GROUP” shpk.

12. Pallati 6kt i ndodhur në zonën kadastrale nr.8512 Rruga “Milosao” Nr.1, Lagja nr.9/2, Rajoni nr.2, Durrës.