Prokuroria e Krimeve të Rënda ka sekuestruar pasurinë e ish-deputetit Arben Ndoka.

Mësohet se janë sekuestruar 300 mijë metër katror tokë në bregdet dhe apartamente.

Pronat ishin përfituar në mënyrë të paligjshme me anë të falsifikimit.

Ish-deputeti i PS-së u arrestua në kuadër të operacionit “Volvo 4”, si i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash.