Punonjësit e Policisë Bashkiake në bashkëpunim me Ndërmarrjen e Pastrimit dhe Ndërmarrjen Rruga kanë bërë të mundur sot lirimin e një tjetër hapësire për qytetarët, që ishte zënë nga një lokal në Durrës.

Aksioni është ndërmarrë te ky lokal që shihni në pamje, që ndodhet përballë shkollës 9-vjeçare “Shaqe Mazreku” në afërsi të sheshit “Pranvera”.

Policia Bashkiake bën me dije se u hoqën rrethime me rrjete metalike, shtylla metalike si dhe bordura betoni.

Lirimi i hapësirës u bë pas ankesave të ardhur nga qytetarë për zënie të hapësirës publike në mënyrë të paligjshme.

(Foto: Si ishte gjendja para ndërhyrjes)