Grupi i këshilltarëve të LSI-së bëri dy propozime në Këshillin Bashkiak por asnjë prej tyre nuk u mor parasysh nga bashkia. LSI propozoi uljen 30% të taksës së popullatës.

"E kërkuam që të diferencohet pagesa, për banesat e para vitit ‘93, dhe banesave të pas vitit ‘93. Këshilli propozoi që kjo taksë të unifikohej që të gjithë të paguajnë taksën njëlloj. Ne nuk jemi dakord me këtë. Ligji e ka parashikuar të lartë taksën referuese prej 67 500 lekësh të reja për metër katror. Ne kërkuam që të diferencohej taksa e të aplikohej zbritja prej 30%. Ne e mbështesim edhe propozimin e PD-së për zbritjen me 30% të taksës për bizneset që janë në njësitë administrative, në zonat rurale sepse një dyqan i vogël në periferi nuk mund të paguajë taksa njësoj si një dyqan në qendër të Durrësit. Ju kërkua bashkisë të merrte parasysh këto propozime por ata nuk pranuan e për këtë votuam kundër".