Mbyllja e transmetimeve analoge - AMA bën njoftimin e rëndësishëm

29/09/2020 - 14:34

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) njofton se ditën e nesërme (data 30 shtator) do të mbyllen transmetimet televizive analoge në qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë.

“Ditën e mërkurë, datë 30 shtator 2020, do të finalizohet kalimi nga sistemi analog në atë numerik për qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë. Procesi do të kryet nga ora 10.00 deri më 11.00 dhe pas kësaj kohe nuk do të ketë më transmetime analoge për shikuesit e programeve televizive në këto qarqe”, thuhet më tej në njoftim.

Njoftimi për media

Më 30 shtator 2020 mbyllen transmetimet televizive analoge në qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë.

Në vijim të procesit të digjitalizimit të transmetimeve televizive në vendin tonë, ditën e mërkurë, datë 30 shtator 2020, do të finalizohet kalimi nga sistemi analog në atë numerik për qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë.

Procesi do të kryet nga ora 10.00 deri më 11.00 dhe pas kësaj kohe nuk do të ketë më transmetime analoge për shikuesit e programeve televizive në këto qarqe.

AMA, sikundër ka lajmëruar dhe gjatë fushatës së informimit dhe ndërgjegjësimit për digjitalizimin, kujton qytetarët që nuk janë pajisur ende me dekodera ta bëjnë këtë sa më parë.

Kalimi nga analogu në numerik ofron cilësi shërbimi dhe shumëllojshmëri programesh për qytetarët, rrit numrin e kanaleve pa pagesë, nxit interaktivitetin, si dhe rrit konkurrencë në treg mes operatorëve audiovizivë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nesër ndryshon ora, teksa në 03:00, akrepat do të zëvendësohen një orë pas, duke shënuar orën 02:00.

Vijojnë të jenë të larta shifrat e Covid 19 në vendin tonë, teksa në 24 orët e fundit janë regjistruar 4 humbje jete dhe 302 raste të rej

Gjatë kontrolleve në ambiente të ndryshme në të gjithë vendin, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se shumica e qytetarëve i kishin vend

Duke filluar nga dita e hënë, datë 26 tetor do të nisë edhe dejivimi i trafikut në ish-sheshin “Shqiponja”, pasi po vijojnë punimet për n

Duke nisur nga viti 2021, të gjithë drejtuesit e mjeteve do të mund të pajisen me një leje të re qarkullimi, e miratuar së fundmi nga Min

Kur kanë kaluar më shumë se një javë nga vendosja e maskës me detyrim, duket se qytetarët nuk janë ndërgjegjësuar mjaftueshëm për ta mbaj

Familja Bushi në fshatin Bizë të Ishmit prej 11 muajsh jeton në kontejner, të cilin e ka siguruar vetë pasi banesa është dëmtuar nga tërm

Grevistet e Ballshit, në ditën e dhjetë të grevës, bëjnë me dije se jo vetëm nuk do të tërhiqen, por do iu bashkohen edhe fëmijët e tyre.

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell dhe vranësira të pakta.

Mbrëmjen e sotme, shëtitorja “Taulantia” në Durrës ofronte një pamje tjetër.