"Tërhiqemi nga pozicioni i punës. Nuk ka kushte pune për stafin mjekësor dhe ka mbingarkesë me të sëmurë të shtruar. Ka mungesë vendesh në pavianët e tjera dhe Shërbimet e tjera nuk zbatojnë urdhrat. Po paralajmërojmë sipas kodit të punës 30 ditë përpara."

Është kjo letra që mjekët e Urgjencës në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë i kanë drejtuar kryeministrit Edi Rama, presidentit Ilir Meta dhe ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Letra është firmosur nga të gjithë mjekët e Urgjencës në QSUT.