Ndërtimi i lagjes së re në Durrës, Rama jep lajmin: Ja kur do të nisin punimet

25/07/2020 - 15:50

Gjatë inspektimit të punimeve për rindërtimin e shkollës 9-vjeçare në Durrës, e dëmtuar rëndë nga tërmeti, kryeministri Edi Rama foli edhe për shtëpitë individuale.

Rama tha se "javën që vjen mbyllet kontrata për fillimin grupit të parë, në gjithë territorin jashtë bashkisë së Tiranës që menaxhohet nga Fondi Shqiptar i zhvillimit. Njëkohësisht edhe Bashkia e Tiranës ka nisur bllokun e parë të shtëpive individuale dhe jemi shumë afër fillimit të punëve për banesat kolektive. Në Durrës kemi disa banesa kolektive individuale, kemi dhe një bllok masiv banimi me të gjitha shërbimet, me kopsht, me çerdhe, me shkollë, me qendër shëndetësore, me postë, me stacionin e policisë, me mjedise rekreative, ambiente sportive në zonën e Spitallës, ku po punojmë ngushtësisht për të fokusuar donacionin bujar të princit të Emirateve të Bashkuara dhe jam shumë besimplotë që në fillim të vjeshtës, aty do të jemi në kantier sepse po punohet sëbashku me studion emiratase për të gjithë detajimin e elementëve të projekt zbatimit."

Ai shtoi se edhe në Laç, për pak javë do të çelet kantieri ku do të nisë puna për ndërtimin e një lagjeje të re, ashtu si në gjithë vendin, të cilat në fund do të jenë një hapësirë për një jetë të re dhe shumë herë më cilësore për njerëzit.

"Në zonat ku do ndërtojmë lagjet e reja ka pasur nevojë të bëjmë edhe gjithë verifikimet e pronës publike dhe private e në rastet kur jemi ndeshur me situata pronash të legalizuara kemi kryer të gjithë procedurat për dëmshpërblimin për ata të cilët nuk kanë pranuar të jenë pjesë e banesave të reja e që kanë dashur t'i marrin direkt lekët në dorë. Ndërsa të tjerë kanë pranuar që mjediset ekzistuese që janë në zonat ku do bëhet rindërtimi, t'i marrin në komplekset e reja, kuptohet me një cilësi shumë herë më të mirë se ato që kishin. Do të bëjmë kontratat individuale me të gjithë ata që kanë humbur shtëpitë, që ta kenë shumë të qartë dhe me përgjegjësi ligjore nga ana e shtetit se ku do të sistemohen e sa do të përfitojnë", - përfundoi kryeministri Rama.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mbrëmjen e sotme, shëtitorja “Taulantia” në Durrës ofronte një pamje tjetër.

Shkolla 9-vjeçare “Bedie Bebeziqi”, në lagjen nr.4 në qytetin e Durrësit, u shemb më 11 maj 2020 me qëllim rindërtimin e saj pas dëmtimev

Deputetja Blerina Gjylameti ka konfirmuar se ka rezultuar pozitive me koronavirus.

MPJ e Izraelit mirëpret miratimin nga parlamenti shqiptar të përkufizimit të antisemitizmit nga IHRA. 

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë kreun e Gjykatës së Apelit të Shkodrës, Fuat Vjerdha.

Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve Sokol Dautaj, ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë raportoi pak më parë se mes personave që humbën betejën me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit ishte edhe prof.

Ministria e Shëndetësisë ka informuar lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipër.

Zhvillimi i vrullshëm ekonomik i zonës industriale në të dy krahët e autostradës Tiranë – Durrës është shoqëruar në mënyrë të pashmangshm

Në datat 20-23 tetor, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizoi në Tiranë një kurs trajnimi për Policinë e Shtetit Shqiptar mbi konceptet